Alban Skënderaj, padyshim një nga këngëtarët më të mirë dhe më të preferuar në Shqipëri, dje na prezantoi një tjetër talent në familjen e tij. Bëhet fjalë për vëllain e Albanit, Arbër Skënderaj i cili jeton prej vitesh në Itali. Albani e konsideron atë njëlloj të talentuar si veten, por mospërfshirjen e tij në art dhe emigrimin drejt Italisë e shpjegon me faktin se rrethanat kanë qënë jo favorizuese për të aso kohe.
Në Instagram, Albani tregon se me këmbënguljen e tij dhe të atit e bindën që ai të realizonte një projekt muzikor të realizuar plotësisht vetë pa asnjë support nga Albani. Për herë të parë Arbër Skënderaj publikon një këngë ku teksti,këndimi,produksionin madje dhe videon modeste e ka realizuar vetë pa e vënë as në dijeni Albanin dhe duke ia bërë surprizë. Kënga është shumë e bukur dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe në atë familje ku arti konsiderohet vlerë e paçmueshme dhe komercializmi nuk njihet!