Vetëm pak kohë më parë, ai publikoi këngën e re të titulluar “Imagjino”, në bashkëpunim me Dj Sardin. Por, si duket Albani i është futur direkt punës për të sjellë një projekt të ri. Edhe këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim, madje një bashkëpunim shumë të veçantë.
Ndoshta nuk mund t’iu shkonte ndonjëherë në mendje, por Alban Skënderaj do të bashkëpunojë për projektin e radhës me Noizyn. Të dy shumë të talentuar dhe ndër më të mirët në zhanerat përkatës të muzikës, kështu që pritet të sjellin një super hit këtë verë. Të gjithë janë shumë kurioz dhe presin me padurim publikimin e këtij krijimi, i cili që pa dalë në treg premton të jetë tepër i suksesshëm.