I përfolur hera herës për romancat e tij, Alban Ramosaj ka konfirmuar se ende nuk e ka gjetur dashurinë.
“Jam single dhe nuk ka kush të bëhet xheloze për mua”, ka treguar Albani gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
Që në fillim kur u shfaq në “Dance with me”, Albani u përfol për një lidhje me balerinën Jessy Hennessy. Artisti e përgënjeshtroi lajmin, teksa tha se nuk kishte asgjë mes tyre veç shoqërisë.