Alban Ramosaj feston ditëlindjen, Beatrixi i bën këtë urim…

Showbiz

albani dtl
Ditën e sotme Alban Ramosaj feston 23-vjetorin e lindjes. Ashtu si pjesa më e madhe e të rinjve, Albani e priti këtë ditë të veçantë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve të tij.Të gjithë të mbledhur në një lokal nate, pritën derisa ora shënoi 00:00 për të uruar Albanin.Por me siguri urimi më i ngrohtë dhe special për këngëtarin duhet të jetë ai i motrës së tij, Beatrix Ramosaj.

2 4

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përkrah Albanit me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël, që nuk është më dhe aq i vogël tani! Koha fluturon, kjo ështe e sigurt! Shpresoj që kjo ditë dhe i gjithë ky vit të jetë i mrekullueshëm për ty! Ti e meriton! Lutem që Zoti të udhëzojë dhe të bekojë gjatë këtij rrugëtimi të ri në jetën tënde! Ti mund të jesh ndonjëherë shumë i bezdisshëm, por unë të dua shumë shpirt!”.