Prej më shumë se një viti në media shkruhej se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha ishin në një lidhje dashurie.Ata ishin fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Çiljeta shkonte shpesh në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjet e Partizanit ndërkohë që nuk kanë munguar edhe fotot bashkë në rrjete sociale.
Vetë ata asnjëherë nuk e pranuan se ishin në një lidhje edhe pse mbi ta kishte kaq shumë fakte sa ndoshta edhe një aprovim nuk ishte më i nevojshëm.Por duket se gjërat kanë ndryshuar!Sipas mediave Çiljeta dhe Albani nuk janë më bashkë dhe prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet.Arsyeja apo koha e saktë nuk janë zbuluar por sjellim ndërmend se hera e fundit kur ata u panë bashkë ishte nëntori i vitit të kaluar.