Akuza të ashpra për vizitën e Melania Trump në Afrikë!

Showbiz

mel

Në vizitën e fundit të Melania Trump në disa vende të Afrikës nuk bëri përshtypje as momenti kur ajo filloi të luante me disa bebe elefanti, as fakti që desh u rrëzua dhe u kap nga truproja e saj. Të gjithë njerëzit komentuan veshjen e saj, më saktë kapelen që kishte zgjedhur të mbante. Veshja në tërësi ishte e ngjashme me ato që vishnin në shekullin e 19-të europianët kur vizitonin Afrikën ndërsa kapelja, më saktë “helmeta e bardhë” ishte e njejtë me atë që mbanin dikur kolonizatorët.Të shumë ishin ata që reaguan sidomos në rrjetet sociale, madje një historian filloi një fushatë në Twitter ku e quante veshjen e Melania ofenduese ndaj njerëzve në Afrikë apo dhe ndaj atyre që kanë origjinën nga ato vënde. Sigurisht kishte dhe njerëz që e mbronin zonjën e parë, duke thënë se tashmë kontinenti ka ndryshuar mentalitetin dhe se ky stil veshje përdoret nga të gjithë kur vizitojnë natyrën e egër apo kafshët në safari.

melania

Melania vetë, pasi zgjodhi të mos e ndryshonte veshjen e saj kur vizitoi Ghana-n, Malawi-n dhe Kenya-n, gjatë një ndalese në Egjipt u shpreh për gazetarët “Ky ishte një udëhtim i mrekullueshëm. Dua të flas se si shkoi vizita ime në këto vende dhe jo për veshjen time. E rëndësishme është çfarë po bëjmë me ndihmat që vijnë nga SHBA dhe çfarë bëj unë me fushatat që kam nisur dhe këtë do doja të bënin dhe njerëzit, jo të fokusoheshin në atë çfarë zgjedh”. Kjo nuk është hera e parë që zonja Trump kritikohet për atë çka vesh gjatë vizitave të saj. Kujtojmë që në kohën kur shkoi të shihte fëmijët të cilët mbaheshin në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës ajo u paraqit me një xhaketë që lexonte “Mua nuk më intereson, po ju?”

melania1