Birce Akalay është mjaft e njohur për një sërë rolesh në Turqi dhe tërheq gjithmonë vëmendjen mediatike. Së fundmi, ajo për të cilën po flasin të gjithë, është divorci i saj nga bashkëshorti Sarp Levendoglu. Një nga aludimet e bëra më së shumti nga njerëzit, ishte një tradhëti e mundshme e cila mund ta kishte çuar çiftin drejt divorcit, por Birce nuk e pranonte. E pyetur nga një gazetar: “Arsyeja e divorcit tuaj ishte përfundimi i dashurisë, tradhëtia, apo diçka tjetër?”, Birce u përgjigj “Alternativa D, të gjitha së bashku”.