Nëse disa aktorë nuk preferojnë t’i shohin filmat apo serialet ku interpretojnë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për disa të tjërë të cilët i përjetojnë gëzimet dhe dhimbjet e personazheve si çdo shikues tjetër. I tillë është rasti i aktores turke Ozge Ozpirincci. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në instagram, një foto ku duket se ka shpërthyer në lot teksa sheh një nga episodet e serialit ku ka interpretuar së fundmi.
Aktorja 32 vjeçare është prekur nga skena ku personazhi i saj Bahar gjen vdekjen në spital. Seriali i titulluar “Kadin” ose “Gratë” në shqip, është një produksion i vitit 2017 por ende në xhirim.