Aktorja turke rrefen: Ja pse vajza ime nuk ka asnjë kontakt me babain e saj

Showbiz

meruemdi1

Në një intervistë, aktorja e njohur Meryem Uzerli ka folur për jeten e saj private e kryesisht për marrëdhenien me vajzen e saj. Lara është 4 vjeç dhe të dyja janë shumë pranë njëra-tjetrës, si dy shoqe të ngushta. Të mos harrojmë se Meryem është ndarë nga babai i së bijeës pak para se të mësonte se ishte shtatzënë. Historia ka qenë e trishtë e me siguri një periudhë e veshtirë për aktoren, duke qenë se Can i kerkoi të abortonte, por Meryem kundështoi duke i dalë për zot vetë situatës.

Kjo është edhe arsyeja pse Lara, vajza e Meryem, nuk ka asnjë kontakt me babain e saj. Veç kësaj Meryem është pyetur nëse ka ndërmend që të sjellë në jete një femijë të dytë. Momentalisht jo, por kur Lara të jetë 6 vjeç do të ishte mirë që të kishte një motër dhe vëlla, ka thënë Uzerli. 

Megjithatë thashethemi se Meryem mund të jetë në një lidhje, paska qenë i vërtetë. Egjiptiani Bassel Alzzarro thuhet se është i dashuri i aktores turke dhe madje romanca e tyre mund të ketë nisur para 3 muajsh.

Ata janë takuar në Berlin e më pas gjatë verës kanë vizituar Dubain, ku kujtojmë se aktorja ka shkuar shpesh gjatë këtij viti pasi ka promovuar edhe linjën e saj kozmetike. Ndoshta marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë përderisa Meryem ka deshirë dhe siguri se për një afat të shkurtër kohor mund të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.