Ozge Ulusoy së fundmi nga udhëtuar drejt Parisit, për të kaluar disa ditë pushimi. Teksa ndodhej në kryeqytetin francez, Oze ka takuar ish të dashurin e saj Haci Sabanci. Ose të paktën, kështu raportohet në media. Pavarësisht se ajo e ka mohuar këtë fakt dhe ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme rreth udhëtimit të saj, fansat kanë dalluar diçka.
Fotoja e publikuar së fundmi prej saj, me në sfond kullën Eifel, është bërë pikërisht në të njejtin ballkon ku ka pozuar edhe ish partneri i saj. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për ndonjë restorant të cilin mund ta kenë vizituar dy të rinjtë, por pikërisht për ballkonin e dhomës së një hoteli. Bashkangjitur fotos, aktorja ka shkruajtur: “Kështu e ka jeta…” Mos ndoshta me këtë frazë, ka dashur të tregojë se ashtu si çdo çift, edhe Ozge me Haci mund të jenë duke i ridhënë një shans marrëdhënies së tyre?