Birce Akalay nuk është e dashur për publikun vetëm për rolet që ajo luan, por edhe për atë çka trasmeton jashtë fokusit të kamerave. Ajo është një aktivistë shumë e zonja dhe së fundmi, ka organizuar një takim me fëmijët me leucemi. Shoqata përkatëse kishte 20 vjetorin pak ditë më parë dhe aktorja ka menduar të gjendet pranë fëmijëve, madje ka marrë përsipër të shesë edhe vizatimet e tyre. “Ndonjëherë një vizatim, apo një buzëqeshje, një pyetje e pafajshme, apo një prekje, mund t’u ndryshojë gjithë botën tuaj,” ka shkruajtur ajo.