Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak gjatë qershorit të këtij viti, aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün ka vendosur të veshë sërish fustanin e bardhë. Sipas shtypit turk nuk bëhet fjalë për ndonjë skenë të shkëputur nga xhirimet e ndonjë telenevole të ardhshme, por një hap të përbashkët me biznesmenin Umut Evirgen. Sipas portaleve rozë ceremonia do të zhvillohet në javën e parë të 2018-ës, në konsullatën turke në Romë, ndërsa festa me rrethin e ngushtë do të mbahet në shtëpinë e producentit të mirënjohur turk Ferzan Özpetek. Miqësia e Tubas dhe Ferzan lindi pas përzgjedhjes së 35-vjeçares si aktore kryesore në filmin ”Rosso Istanbul”.