Cansu Dere, prej kohësh nuk është bërë pjesë e lajmeve ‘rozë’. Aktorja ka qendruar single për një periudhë të gjatë, ose të paktën kështu mendojmë ne, pas ndarjes nga Cem Yilmaz. Por, gjërat së fundmi qenkan bërë më interesante në jetën private të Cansu.
Mediat turke raportojnë se ajo është duke u frekuentuar prej vetëm pak javësh me Renan Kaleli. Ata janë njohur nëpërmjet miqësive të përbashkëta dhe menjëherë kanë filluar të komunikojnë dhe të frekuentohen. Ndërkaq, lidhja e tyre është ‘konfirmuar’ javën e kaluar, të paktën në rrethin e tyre të ngushtë shoqëror.