Aktorja turke merr tjetër goditje të rëndë pas divorcit

Showbiz

tuba

Tronditjet për aktoren e dashur Tuba Buyukustun nuk kanë fund. Vetëm disa javë pas divorcit zyrtar nga bashkëshorti, me të cilin i dha fund një martese 6-vjeçare, i dashuri i ri i aktores është arrestuar pasi së bashku me truprojat e tij akuzohen se, nën kërcënimin e armëve i kanë marrë aparatin fotografik një gazetari.

Gazetari i “Hurriyet”-it kishte fotografuar biznesmenin me aktoren në parkun Emirgan në Stamboll, por më pas është ndjekur nga truprojat dhe i është marrë me dhunë aparati fotografik. Agjencia e Lajmeve “DHA” tha se biznesmeni Umut Evirgen, së bashku me dy truprojat u arrestuan dhe tani prokuroria kërkon deri në 15 vjet burg.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë gjykata turke, por kjo që po kalon është një periudhë aspak e lehtë për aktoren e dashur. Tuba Buyukustun njihet si Elifi e serialit “Diamante dhe Dashuri”. Së shpejti ajo do të shfaqet para publikut shqiptar me serialin “Xhesuri dhe e Bukura”, Disa javë më parë, Tuba u divorcua zyrtarisht nga bashkëshorti Onur Saylak, me të cilin ka edhe dy vajza binjake të moshës 5-vjeçare