Shpesh kur hapim dhe shohim fotot e vegjëlisë na ndodh të na rikthehen kujtime të bukura e të bëhemi nostalgjikë. Duket se kjo gjë ndodh shpesh me aktoren bukuroshe Meryem e cila herë pas here poston në rrjetin e saj Instagram foto të së kaluarës. Në fillim postoi foto kur ishte një vajzë 16-vjeçare dhe efekti tek ndjekësit u arrit pasi shumë prej tyre komentonin dhe shpërndanin foton e saj.
Me siguri prandaj edhe Meryem ka vendosur që të ripostojë një fotografi, por këtë herë kur ka qenë një bebushe 3-vjeçare. Tiparet e saj karakterizuese si sytë, flokët dhe buzët duket se kanë ndryshuar fare pak që nga fëmijëria!