Serenay Sarikaya, është personi të cilin duhet ta falenderojë jo vetëm biznesi me të cilin po bashkëpunon, por ndoshta edhe të gjithë punonjësit e tij. Aktorja është bërë imazhi i një kompanie dhe menjëherë pas publikimit të reklamave me fytyrën e saj, kompania ka pësuar një rritje marramendëse shitjesh. Mediat turke tregojnë se fitimet e kompanisë janë rritur me 90% brenda një afati kohor fare të shkurtër. Kështu që, Serenay, e vërtetoi që jo vetëm si aktore mund të jetë e suksesshme, por qenka personi i duhur për bërë biznesin tuaj të arrijë majat.