Nur Fettahoglu është një aktore e njohur në Turqi, por gjithashtu e famshme edhe për publikun shqiptar. Të gjithë ju që e ndiqni atë në rrjete sociale, e dini se fotografia e mëposhtme ka qenë ndër postimet e saj të fundit. Megjithatë, ndoshta nuk i keni vënë re komentet negative që fansat kanë shkruar. Sipas tyre, aktorja duket shumë e dobët, madje ngjan si e sëmurë.
Nur duhet menjëherë të shtojë në peshë dhe të kujdeset më shumë për veten, kanë thënë disa të tjerë. Disa nga ndjekësit kanë arritur deri aty sa ta quajnë atë ‘plakë’ apo ‘skelet’. A nuk mendoni edhe ju se janë treguar shumë të ashpër?