Merve Bolugur ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në jetë pas divorcit. Fillimisht solli linjën e saj të buzëkuqëve duke thënë me krenari se do të bëhet një biznesmene e zonja. Perveç kësaj, aktorja Merve tani ka nisur eksplorimin në një fushe krejt tjetër, të pashkelur prej saj më parë, këndimin.
Ajo po ndjek kurse këndimi për të qenë sa më e përgatitur për ndonjë projekt kinematografik që mund tja kërkoje këtë aftësi. Një CV më e pasur sjell më shumë arritje. Ndoshta Merve do të konkurojë në një të ardhme edhe ish bashkëshortin e saj, këngëtarin Murat Dalkilic.