Meryem Uzerli, së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer detaje të reja jo vetëm në sferën profesionale por edhe në atë personale.Një nga pyetjet të cilën fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë të dijnë, është pyetja se kur mendon Meryem të krijojë familje.
“Do të isha shumë e lumtur po të martohesha. Nuk kam qenë kurrë kundër martesës. Mendoj se do të dalë dikush, me të cilin do krijoj një familje. Personi që do bëhet pjesë e jetës time, duhet gjithashtu të ketë një marrëdhënie të mirë me vajzën time Lara.Vazhdoj të jem një nga ato vajzat që ëndërrojnë fundin e lumtur, me një martesë të qëndrueshme dhe një familje plot dashuri,” ka thënë aktorja.