
Kinemaja turke është në kulmin e saj. Prodhimet e këtij vendi po njohin gjithjë e më shumë sukses duke arritur kështu deri në vendet e Amerikës Latine e më gjërë në botë.

Filmi i fundit i cili është prezantuar jashtë kufinjve të Turqisë ka qenë ai me protagonistë Meryem Uzerli dhe Kenan Imirzalioglu.

Filmi i titulluar ‘Cingoz Recai’ është prezantuar para disa ditësh në një event prestigjioz në Berlin.

Interesi për të ka qenë shumë i lartë.

