Përgatituni të shihni aktoren e njohur Nurgul Yesilcay në ekran por 7 kg më pak. Këtë herë, ajo do të jetë pjesë e një spektakli të njohur në Turqi të quajtur ‘Geleceğin Starı’ ose në shqip ‘Ylli i së ardhmes’. Nurgul do të jetë në rolin e jurisë, ndaj ka nisur përgatitjen për tu dukur në formë sa më të mirë. Prej dy muajsh, ajo po merret me kick box dhe qëllimi i saj është të humbasë 7 kg.
Së fundmi, Yesilcay është diskutuar për shkak të ndërhyrjeve në fytyrë. Ajo është shprehur se është penduar dhe se ka hequr dorë përfundimisht prej tyre.