Të humbasësh peshë! – Është kjo një nga kriteret e shumta që mund të kemi degjuar për realizimin e një filmi apo seriali. Nesrin Cavadzade është aktorja me të cilën jemi prezantuar në serialin “Dielli i dimrit” ku interpretonte në rolin e Efruz. Ajo po pergatitet për një tjetër projekt që mesa duket kërkon impenjim serioz prej saj. Aktorja do të jetë pjesë e serialit “Bizim hikaye”, i cili ka nisur transmetimin në Turqi, në të cilin interpreton Burak Deniz dhe Hazal Kaya. Një dietë strikte dhe shumë stërvitje është regjimi që po ndjek Nesrin nga ku ka humbur 6 kg, nga 54 në 48 kg. Aktorja do të luajë rolin e Veronicas.