
Demet Özdemir dhe Furkan Palali do të vijnë së shpejti në Tring me një serial shumë të pëlqyer në Turqi i cili titullohet “Dhoma 309”. Dy të rinjtë njihen me njëri-tjetrin për shkak të një takimi të organizuar nga mamatë e tyre dhe bien në dashuri me njëri – tjetrin. Kjo ndodh në serial por po në jetën e përditshme?

Ata njihen në shesh xhirim dhe dashurohen me njëri-tjetrin. Janë të shumtë aktorët që gjithçka mes tyre e kanë nisur kështu (shihi këtu). Të fundit në këtë listë janë protagonistët e “Dhoma 309”. Ata janë fotografuar së bashku në një klub nate në Turqi ku dukej të rrinin shumë pranë dhe të shkëmbenin puthje mes tyre.
![]()
Edhe më parë, aktorja Demet Ozdemir është përfolur për një histori të tillë. Ajo u njoh me Jusuf Cim në serialin “Ëndërr luleshtrydhesh” dhe pas përfundimit të serialit vazhduan lidhjen e tyre e cila nuk zgjati më shumë se një vit.

Shpresojmë që këtë herë Demet të ketë goditur në shenjë!