Beren Saat ka rrëfyer në një intervistë për një gazetë të njohur në Francë më shumë mbi karrierën e saj profesionale. E pyetur rreth xhirimit të një skenë përdhunimi, Saat ka rrëfyer se për të ka qenë shumë e vështirë.
“Jam ndjekur nga një psikolog para dhe pas xhirimeve pasi për mua ishte vërtet e tmerrshme. U deshën dy ditë që të mund të realizonim këtë skenë dhe gjithçka që doja ishte të përfundonte sa më parë”. – tha ajo.
34 vjeçarja nga Turqia ka treguar gjithashtu mbështetjen e saj për lëvizjen #metoo me të cilën është sensibilizuar i gjithë Hollywood-i. “E admiroj solidaritetin mes vajzave dhe grave. Flas nga eksperienca personale, ndaj them e bindur se gjithnjë në sheshe xhirime ka ngacmime seksuale”