Në 9-vjetorin e festivalit të filmit ndërkombëtar të modës “La Jolla”, i cili u mbajt më 19 deri më 21 korrik” në Californi, Hana Noka një aktore me origjinë shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur me filmin e saj “Hana”, e cila ka qenë e nominuar në tri çmime, atë të Kinematografisë më të mirë, skenari më i mirë dhe muzikën më të mirë.
Në natën finale aktorja mori vëmendjen e të ftuarve dhe gazetarëve me paraqitjen e saj. Ajo kishte veshur një fustan të kuq me shkëlqim i punuar nga kreatorja kosovare, Igballe Breznica. Fustani i aktores Noka ka qenë i gjatë, me një pëlhur të kuqe mbi supe ndërsa kishte vendosur një qafore me simbolin e shqiponjës.