Aktorja shqiptare merr çmimin «Aktorja më e mirë» në Festivalin e Filmit Europian

Showbiz

adrinaaa

Adriana Matoshi u vlerësua me çmimin «Aktorja më e mirë» në Festivalin e Filmit Europian me rolin në filmin “Unwanted”. Filmi me regji të Edon Rizvanolli konkuroi në Festivalin e Filmit “South East European Film Festival” i cili u mbajt në Berlin, Gjermani.

“Juria Ndërkombëtare e të Rinjve” zgjodhi pikërisht aktoren shqiptare për t’i dhënë një nga çmimet më prestigjioze. Adriana Matoshi është e njohur gjithashtu si skenariste. Ndër filmat ku ka interpretuar përmendim “Babai” në 2015 apo “Ballkoni” në 2013.