Aktorja që luan nënën e Rejanit, bëhet mama për herë të parë

Showbiz

Aktorja turke Feride Çetin është bërë nënë për herë të parë. Ajo njihet për publikun shqiptar si Zehra, mamaja e Rejan, protagonistja e serialit me të njëjtin emër që transmetohet tek ‘Jolly HD’ në Tring.

39-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Hayat, që do të thotë ‘jetë’. Vetë ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku mban vajzën në krahë dhe është e rrethuar nga familja e saj.

Ajo u bë nënë një vit pasi u martua me skenaristin turk Murat Ozer. Të dyja gëzojnë shëndet të mirë.