Ndërhyrjet në fytyrë të aktores Nurgul Yesilcay nuk i pëlqyen aspak publikut që gjithmonë e ka vlerësuar ate si nje bukuri të veçantë që nuk do të kishte kurrsesi nevojë për ndryshime estetike.
Gjatë këtyre ditëve gazetarët e kanë takuar Nurgul dhe e kanë pyetur pikërisht për këtë veprim të sajin. Çuditerisht as nuk e ka mohuar e as nuk e ka mbrojtur veten në formë të atillë që të kundërshtonte “zërat e atyre që vetëem nxjerrin vrer”. Nurgul është treguar e hapur duke pranuar se vërtetë ka bërë botox dhe se është penduar. “Më vjen keq por do të ndryshoj ” ka thënë aktorja.