Aktorja nuk u lë asnjë qindarkë 7 fëmijëve të saj

Showbiz

Marie Osmond nuk do i lërë asnjë qindarkë fëmijëve të saj. Këngëtarja, aktorja dhe filantropja e famshme tha se ata duhet ti bëjnë vetë paratë e tyre dhe se lënia e pasurisë do i dëmtonte.

“Nuk do i lë asnjë qindarkë fëmijëve të mi. Urime, fëmijë. Bashkëshorti im dhe unë kemi menduar se lënia e pasurisë fëmijëve do i dëmtonte ata sepse iu hiqni dhuratën më të rëndësishme që mund t’u jepni fëmijëve tuaj dhe kjo është aftësia për të punuar.”

“Ju shihni shumë familje të pasura, ku fëmijët e tyre nuk dinë çfarë të bëjnë dhe hyjnë në telashe. Unë do i lë të jenë krenarë për atë që bëjnë dhe paratë e mia do i jap për bamirësi,”- shtoi ajo.

Prezantuesja e emisionit, Sheryl Underwood nuk ra dakord me Osmon duke u shprehur se mendon që njerëzit të cilët kanë lindur të pasur ia dinë më shumë vlerën sesa atë që nuk kanë.

“Kur je një familje e pasur, ti i rrit fëmijët duke i mësuar të vlerësojnë paranë,”- tha ajo.

Ajo tha se vendimin e mori nga përvoja personale.

“Kisha dajën dhe tezen. Kur ata vdiqën familjarët e tyre filluan të ziheshin. Nëna ime më tha: Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë,”- përfundoi aktorja.