Aktorja jep lajmin e papritur: Vendos të largohet përfundimisht nga aktrimi!

Showbiz

jennifer
Ajo është një nga aktoret më simpatike dhe të dashura për publikun. Për fat të keq, Jennifer Lawrence ka vendosur të tërhiqet nga aktrimi. Ky lajm është bërë publik nga vet ajo, së bashku me projektin që ka ndërmend të marrë përsipër më vonë.

“Ky vit është shumë i rëndësishëm. Dua të bëj pushim për pak kohë, të tërhiqem nga fokusi i kamerave. Kam dëshirë të jem pjesë e organizatave që ndihmojnë të rinjtë në politikë. Unë nuk do të jem pjesë e ndonjë partie, por do të bëj të pamundurën që të luftoj korrupsionin dhe të rregulloj demokracinë në vend.”

Jennifer është shprehur dhe më herët që i intereson shumë fusha politike si dhe është bërë pjesë e shumë nismave të organizatave të ndryshme. Tashmë ka ardhur momenti që ajo t’i përkushtojë 100% energjitë e saj në këto projekte, gjë të cilën më përpara nuk mund ta bënte dot pas angazhimeve të shumta nëpër sheshe xhirimesh.