Jennifer Lawrence, Ylli hollivudian i “X-Men serial”, “The Hunger Games”, “My Light of Hope”, “Joy” e cila po përgatitet të rikthehet në ekranin e madh me “Causeway”, ndërsa ka folur gjatë interviste televizive për rolin e saj të ri, ka bërë gjithashtu një deklaratë e cila i ka habitur të gjithë, duke përshkruar si ndihej kur kishte prekur majat e suksesit dhe famës në karrierën e saj.
Lawrence ka rrëfyer se përjetoi një rritje të shpejtë në vitet e para të karrierës dhe humbi kontrollin, pasi nuk ishte përgatitur për këtë. “Nëse kthej kokën pas, nuk mund t’i kujtoj ato vite sepse zyrtarisht isha jashtë kontrollit“, është shprehur ajo. Duke i përshkruar me imtësi ndjenjat e saj, aktorja kujtoi se në një çast të caktuar ishte ndier aq konfuze për shkak të ndryshimit të thjeshtësisë së jetës dhe transformimit të saj, sa që vetja nuk ju duk më si një person por si një objekt.
U vu re se Lawrence nuk i ka fshehur ndjenjat e saj për atë periudhë, teksa citoi “Ndihesha si pronë. Midis publikimit të “The Hunger Games” dhe kohës kur fitova Oskarin, u ndjeva si një objekt. Çdo vendim që merrja ndihej si një vendim i madh grupi dhe jo një vendim personal“. Lawrence, e cila u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar, është fituese e çmimit Oscar në vitin 2013 në kategorinë e aktores më të mirë për filmin “My Light of Hope” (Silver Linings Playbook), ku ajo ndau rolin kryesor me Bradley Cooper.