Aktorja e ‘Twilight’ martohet në fshehtësi…

Showbiz

twilight
Ylli i filmit “Twilight”, Ashley Greene, u martua me të dashurin e saj Paul Khoury, yllin e televizionit në Australi, para dhjetëra të famshmëve, në Kaliforni. Para 120 të ftuarve, mes të cilëve ishin edhe aktorët Zac Efron, Liam Hemsworth dhe Rob Pattinson, çifti shkëmbeu unazat të dielën e kaluar. Lidhur me ceremoninë, Ashley u shpreh se ajo dhe partneri i saj janë të dy romantikë.

ashley3

Dyshja kishte zgjedhur një ceremoni verore në ambient të hapur, të organizuar mes pemëve, sipas revistës “Brides”. Ata u fejuan në dhjetor të 2016-s, kohë në të cilën Khoury i propozoi aktores për t’u martuar. Videoja u publikua prej tij me një dedikim të veçantë: “Kjo është femra me të cilën do të kaloj pjesën tjetër të jetës”.

ashley2