Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” përgëzon aktorin shqiptar…
Semra Dincer është një ndër aktoret më të famshme turke, e cila u bë e njohur edhe në publikun shqiptar nëpërmjet serialit “Nusja nga Stambolli” që e kemi parë në platformën Tring.
Ky serial arriti të ishte ndër më të preferuarit në Shqipëri dhe kjo ka bërë që artistja të krijojë miqësi të madhe edhe me disa prej personaliteteve të njohura të vendit tonë.
Një prej tyre është edhe Vedat Bajrami, i cili është parë kohët e fundit në krah të 54-vjeçares që po qëndron momentalisht në Prishtinë.
“Aktor i madh Vedat Bajrami”, ka shkruar ndër të tjerash Dincer në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja pozojnë së bashku.
View this post on Instagram