Aktorja e serialit “Më thirr nënë” mahnit të gjithë me look-un e ri…

Showbiz

Birce Akalay është një aktore e mirënjohur turke e cila ka arritur që të ndërkombëtarizojë emrin e saj. Aktorja aktualisht është 36 vjeç por karriera e saj nuk nisi si aktore. Fillimisht u njoh nga të gjithë për shkak të suksesit si finaliste në Miss Turkey. Pas kësaj, u pa shpesh në ekrane si moderatore në emisione sporti. Birce nuk u mjaftua me kaq sepse eksploroi në fushën e modelingut duke u kthyer edhe në një ikonë mode për shtetin turk.  Më pas, provoi edhe baletin, por i duhej të hiqte dorë përfundimisht për shkak të një dëmtimi.
Në vitin 2003, ajo u regjistrua në shkollën e arteve të bukura në Turqi dhe më pas u specializua për dramaturgji. Në vitin 2016 u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë”.
Suksesi më i madh ka qënë pjesëmarrja në serialin “Më thirr nënë” të cilin e keni ndjekur në platformën Tring. Look-u i saj tërhiqte jo pak vëmendje në atë rol, por duket se aktorja ka bërë sërisht një ndryshim. Si ju duket?