Aktorja e njohur turke vazhdon mosmarrëveshjet me familjen e bashkëshortit

Showbiz

bewrree

Gjithmonë është shkruar se aktorja e njohur Beren Saat nuk shkon mirë me familjen e bashkëshortit të saj Kenan Dogulu. Por ditët e fundit janë shtuar më shumë këto zëra pasi ajo nuk ka marrë pjesë në një festë familjare, por ka qenë i pranishëm vetëm bashkëshorti i saj.

berin4

Familja e bashkëshortit të aktores së njohur janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e motrës së tij. Në këtë festë ka qenë i pranishëm bashkëshorti i saj, nëna e tij dhe vëllai së bashku me bashkëshorten. I pyetur nga gazetarët në lidhje me aktoren këngëtari i njohur nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të tyre.