Oyku Karayel është një aktore e njohur në Turqi. Edhe për publikun shqiptar ajo është prezantuar nëpërmjet disa serialeve të cilat janë transmetuar në ekranet shqiptare. Më 14 shkurt, Oyku i dha fund beqarisë duke u martuar me këngëtarin Can Bonomo.
Ky i fundit i propozoi aktores 27 vjeçare gjatë pushimeve në Venecia. Ata vendosën të celebrojnë dashurinë e tyre ditën e Shën Valentinit ndërkohë që ceremonia do të bëhet në qershor të këtij viti.