Tuba Unsal, aktorja e njohur e serialit “Premtimi” është bërë imazh zyrtar i një kompanie koreane. Gjatë ceremonisë së mbajtur për prezantimin e produkteve të kompanisë, një detaj nga aktorja ka rënë menjëherë në sy. Ajo kishte hequr unazën e martesës dhe kaq mjaftoi që media rozë në Turqi të ngrinte menjëherë dyshimet e saj.
Bashkëshorti i aktores, gazetari Mirgun Cabas ishte i pranishëm por gjatë gjithë kohës ka ndenjur në prapaskenë me të bijën Sare.
Le të shpresojmë që çdo gjë mes Tubës dhe Mirgun te jetë mirë dhe këto dyshime të mbeten vetëm në shkrimet e portaleve turke.