Aktorja e njohur refuzon çmimin, rrezikon të humbasë nënshtetësinë!

Showbiz

portman
Aktorja e njohur Natalie Portman ka refuzuar të pranojë një çmim prej 2 milionë dollarësh në një ceremoni madhështore që do të zhvillohet në Izrael, sepse ajo nuk do të cilësohet si një mbështetëse e kryeministrit Benjamin Netanjahu, i cili është planifikuar të mbajë një fjalim në këtë event. Ndërkohë një ministër ka sugjeruar që t’i hiqet nënshtetësia izraelite aktores Portman.

natalie3
E lindur në Jeruzalem dhe me dy shtetësi, izraelite dhe amerikane, Natalie u emërua në nëntor si fituesja e çmimit të Zanafillës për vitin 2018, (Genesis Aëard), një çmim vjetor që jepet për “arritje të jashtëzakonshme nga individë që kanë arritur përsosmërinë dhe njohjen ndërkombëtare në fushat e tyre profesionale dhe që mishërojnë karakterin e popullit hebre”. Megjithatë, Portman njoftoi Fondacionin se nuk do të udhëtonte drejt Izraelit për ceremoninë, e cila tashmë është anuluar. Përfaqësuesi i Portman njoftoi fillimisht se:

natalie4
“Ngjarjet në Izrael kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuese për të dhe ajo nuk ndihet mirë të marrë pjesë në një event publik në Izrael”. Kjo bëri që shumë njerëz të mendojnë se vendimi i saj lidhet me kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit për reagimin e tij ushtarak ndaj trazirave të dhunshme palestineze në kufirin e Gazës dhe Izraelit gjatë javëve të fundit, në të cilat u vranë 35 palestinezë.

natalie124324
“Më lejoni të flas për veten time”, tha Portman më vonë në një deklaratë të postuar në Instagram. “Unë zgjodha të mos merrja pjesë, sepse nuk desha të paraqitem si mbështetëse e Benjamin Netanyahu-t, i cili do të mbajë një fjalim në ceremoni”.