Kristen Stewart, ylli i sagës “Twilight”, ka zgjedhur të ‘protestojë’ gjatë parakalimit të saj në tapetin e kuq, në Festivalin e FIlmit në Kanë. Ajo ka ecur përgjatë gjithë tapetit këmbëzbathuar, duke mbajtur takat e saj në dorë. Kjo, pasi në këtë festival, është vendosur rregulli strikt që të gjitha femrat duhet të jenë me taka dhe jo me të sheshta, në kuadër të kodit të veshjes.
Ky rregull ka filluar që në vitin 2015. Drejtori i festivalit ka thënë se këto janë thjesht thashetheme, por fakti që aktorja ka folur edhe më herët në një intervistë rreth këtij kodi, si dhe veprimi që ajo bëri në tapetin e kuq, na bën të mendojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për thashetheme, por ky rregull u është imponuar vërtet yjeve të kinematografisë.