Aktorja e njohur, përfundon në emision me peshqir…

Showbiz

jenna
Jenna Fischer pati një problem me garderobën, pikërisht në momentet e fundit përpara se të futej në studion e Jimmy Kimmel, ku ishte e ftuar. Ajo do të paraqitej aty për të promovuar projektin e saj të ri, mirëpo jo çdo gjë shkoi ashtu siç duhet. Fustani i saj ishte grisur dhe aktorja është detyruar të dalë në studio me një palë xhinse dhe vetëm një peshqir.

“Pra kjo është veshja ime. Prita shumë për t’u bërë gati dhe m’u prish zinxhiri, u panikosa. Megjithatë shfaqja duhet të vazhdojë,” ka thënë ajo. Gjithsesi, fansat e kanë mbështetur dhe nuk patën asnjë koment negativ për këtë gjë. Madje shumë prej tyre, kanë thënë se edhe e veshur me peshqir, Jenna përsëri duket shumë bukur.