Rachel McAdams është në pritje të fëmijës së saj të parë. Dhe lajmin nuk e ka zbuluar tani jo, pasi ka plot 7 muaj që shijon këtë periudhë kaq të bukur. Thjesht, tani ndihet gati për ta ndarë këtë gjë edhe me publikun.
Që nga vjeshta e kaluar, ajo është larguar nga rrjetet sociale dhe ishte shumë e vështirë për paparacët të kapnin një foto të saj. Por, tashmë është thuajse e pamundur që ta fshehë barkun e rrumbullakosur. 39 vjeçarja dhe partneri i saj, skenaristi Jamie Linden, janë bashkë që prej vitit 2016.