Aktorja e njohur meksikane e apasionuar po aq sa ju pas këtij seriali turk!

Showbiz

anabreco

E njihni si Ana Paula tek “Gruaja që nuk donte të dashuronte” apo si Aurora tek “Tereza”, dy seriale të transmetuar në ekranin e 3Plus! Ana Brenda Contreras, një nga aktoret më të njohura meksikane, duket se qëndron përpara ekranit të televizorit në pritje të serialit të saj të preferuar, ashtu si të gjithë ne. Në story-t e saj në instagram, Ana tregon se ndjek me shumë dashuri serialet turke por sidomos “Ambicie në udhëkryq”. Ibrahim Celikkol i ka tërhequr vëmëndjen aktores së njohur, me bukurinë dhe talentin e tij.

42573012 1544053652407077 4924192919830659072 n

Nuk është më një çudi që vendet si Argjentina apo Meksika, prodhuese prej dekadash të serialeve, tashmë tërhiqen nga prodhimet turke. Ashtu si “Ambicie në udhëkryq”, edhe një sërë serialesh të tjera ndër të cilat përmendim “Dashuri e pafund”, transmetohen në këto shtete. Ngjarjet tërheqëse por edhe prodhimet cilësore kanë bërë që serialet turke të jenë sot kudo. Jo më kot, edhe një aktore kaq e famshme sa Ana Brenda Contreras është e dhënë pas tyre.

42514418 280178595809026 2436699049131245568 n