Aktorja e njohur martohet fshehtas: ‘Nuk kam hequr kurrë dorë nga dashuria!’

Showbiz

michelle
Michelle Williams ka befasuar fansat pasi zbuloi se është martuar në fshehtësi me muzikantin Phil Elverum. Aktorja e filmit “Blu Valentine” tha për “Vanity Fair” se u kurorëzua në një ceremoni private me miq e të afërm në malet Adirondack. 37-vjeçarja ka një vajzë 12-vjeçare që quhet Matilda, nga marrëdhënia e saj me aktorin e ndjerë Heath Ledger, ndërsa Phil ka një një vajzë 3-vjeçare nga martesa e parë. Ajo e quajti lidhjen e saj me bashkëshortin “shumë të shenjtë dhe shumë të veçantë”. Martesa vjen 10 vjet pas ndarjes nga jeta të Heath, i cili u gjet pa ndjenja nga mbidoza.

heath

“Unë kurrë nuk hoqa dorë nga dashuria. Gjithmonë i them Matildës: ‘Babai yt më deshi para se ndonjë të mendonte se isha e talentuar, ose e bukur, ose kisha rroba të bukura. Natyrisht që s’kam folur asnjëherë në jetën time për marrëdhënien, por Phil nuk është si çdokush tjetër. Dhe kjo vlen diçka. Në fund të fundit mënyra sesi ai më do mua, është mënyra sesi unë dua ta jetoj jetën time në tërësi. Unë punoj që të jem e lirë dhe më në fund më pëlqen dikush që më bën të ndihem e lirë.”

phill