Aktorja e njohur i kërkon një puthje princit William, ai e refuzon me delikatesë

Showbiz

wilimaksi

Aktorja e njohur Emma Thompson është nderuar me çmimin Dame Commander nga British Empire në Buckingham Palace. Por, përveç kësaj, ajo kërkoi edhe një “çmim” tjetër. Kur takoi princin William për të marrë çmimin, ajo e pyeti nëse mund t`i jepte atij një puthje. “E dua princin William. E njoh që kur ishte i vogël dhe teksa po i buzëqeshnim njëri-tjetrit e pyeta: Unë nuk mund të të puth, mundem? Dhe ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua është për ty”, -është shprehur Emma Thompson për E!.

3608236329.jpg

Aktorja u komentua shumë edhe për veshjen, pasi theu traditën mbretërore të kodit të veshjes. Ajo u paraqit e veshur me një kostum blu ‘oversized’ dhe me një palë atlete sportive të bardha.

-640-0-5be48312d1ff5.jpg

/class