Më siguri ju ka ndodhur ta shikoni filmin “She’s the man”, ku aktorja Amanda Bynes luante rolin e një vajze që për t’u bërë pjesë e skuadrës së futbollit shtiret si djalë. Filmi u publikua në 2006-ën dhe mori shumë vëmendje. Në një intervistë për ‘Paper’ pas një kohe të gjatë larg ekranit ajo ka shpjeguar se ky rol i ka shkaktuar depresion.
“Kur e pash filmin pas publikimit e urreva veten si djalë. Ndihesha çuditshëm dhe e kam vuajtur shumë”,-ka thënë Amanda.Aktorja ka folur edhe për luftën me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit duke zbuluar se ka 4 vite që është esëll. Shumë shpejt Bynes dëshiron t’i rikthehet aktrimit.