Aktorja e njohur e telenovelave vuan nga një sëmundje e rëndë

Showbiz

edith gonzlaez

Aktorja e telenovelave latine është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Edith Gonzales, e cila është bërë e njohur për publikun (përfshirë edhe atë shqiptar) nga rolet në serialet televizive si “Salome”, “Fjalë gruaje”, “Dona Barbara” etj., ka rrëfyer se është me kancer.

“Jam e fortë, e mbushur me jetë dhe vazhdoj të punoj. Vetëm shpresoj të kem mbështetjen dhe dashurinë tuaj”, ka shkruar aktorja në rrjetet sociale.

Tashmë Edith Gonzalez është zhvendosur drejt Kubës së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo ka vendosur të jetojë këto ditë, duke mos iu nënshtruar dhimbjeve dhe me dëshirën e madhe për të bërë kuptimplotë çdo moment të mbetur.
Burimi: Revista Bordo