Aktorja e njohur e “Dashuri e pafund” pranon se është e dashuruar me dikë tjetër

Showbiz

Hazal Filiz Kucukkose ishte një nga aktoret që menjëherë u dallua në serialin “Dashuri e pafund”. E bukur dhe shumë e talentuar, Hazal provoi se ishte një aktore vërtet e zonja. Edhe pse në jetën profesionale, çdo gjë për të shkoi mirë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për jeten private. Pas 4 vite martesë me Tuan Tunali, aktorja u divorcua në 2018 dhe në intervista u shpreh se nuk ishte askush në jetën e saj. Më pas, ajo u komentua gjatë se për një lidhje dashurie me Ekin Mert Daymaz, zëra të cilat i mohoi vashdimisht.

Së fundmi, në një interviste ajo ka pohuar vet se është e dashuruar. “Kam rënë në dashuri me dikë por nuk dua të jap detaje” – tha ajo. Është apo jo ky person Ekin Mert ende nuk e dimë!