Aktorja e njohur bezdiset nga Justin dhe Hailey: I thotë atë që mendojnë të gjithë për çiftin!

Showbiz

hailey tmi
Justin Bieber dhe Hailey janë zyrtarisht të martuar dhe këtë gjë e kanë treguar në çdo formë të mundshme. Dy të rinjtë duken mjaft të dashuruar, aq sa të mos ngurrojnë t’a shfaqin dashurinë e tyre nëpër rrjete sociale apo dalje publike. Në një nga postimet e fundit të modeles, këngëtari i ka komentuar: “Je thjesht ekstra! Ti më çmend!”

 640 0 5bf2aa6f37d00

Për Hailey sigurisht këto mund të jenë dedikime publike shumë të këndshme, por të tjerët duket se po bezdisen paksa nga gjithë kjo dashuri. Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow, e ka shprehur këtë “bezdi” publikisht. Pas komenteve të Justin, aktorja ka shkruajtur “TMI(too much information)”, për t’i treguar kështu Justin se nuk është e nevojshme të dëgjojmë apo lexojmë çdo detaj të marrëdhënies së tyre, pasi njerëzit nuk kanë nevojë t’i dijnë këto gjëra.

 640 0 5bf2aa6e7b0f5

 640 0 5bf2aaa02635f