Berguzar Korel do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja e njohur përmes një postimi në rrjete sociale. Berguzar ka dy djem nga martesa me aktorin Halit Ergenç dhe çifti tani do bëhet me një vajzë.
Aktorja ka mbajtur një festë para ardhjes në jetë të vajzës duke mbledhur miqtë e saj më të mirë.
“Zoti e di sesa shumë e desha një vajzë. Familja ime, miqtë e mi, uroj të jemi një familje e madhe me fëmijë të lumtur. E deshëm kaq shumë një vajzë”