Aktorja e njohur Beren Saat: «Le ta kthejmë dhimbjen në pranverë…»

Showbiz

berensatatat.jpg

Është përfolur shumë së fundmi për marrëdhënien e aktores Beren Saat dhe këngëtarit Kenan Dogulu. Sipas shtypit turk, martesa e tyre po shkon drejt divorcit pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë.
Gjithsesi, për mediet turke ka mjaftuar postimi i fundit i aktores së Instagram për të nisur sërisht thashethemet mbi një divorc të afërt. «Le ta kthejmë dhimbjen në pranverë…» ka shkruar Beren në foton e postuar. Menjëherë, qindra fansa të aktores kanë komentuar për ta suportuar atë, pavarësisht asaj që po ndodh në të vërtetë në jetën e saj private.

beren-saat-k-105748PA.jpg